Haradinaj i pikëlluar për vdekjen e dr. Nijazi Ahmeti, ngushëllon familjen
BKT
Lajme

Haradinaj i pikëlluar për vdekjen e dr. Nijazi Ahmeti, ngushëllon familjen

Ramush Haradinaj, lider i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka ngushëlluar familjen Ahmeti për vdekjen e dr. Nijazi Ahmeti.

Haradinaj përmes një reagimi në rrjetin social Facebook ka shprehur dhimbjen dhe pikëllimin e tij.

“Do e kujtojmë gjithëherë si njeri të dashur e profesionist, si njeriun i cili në çastet më të vështira për Atdheun, do të angazhohej në Luftën Çlirimtare për t'i shëruar plagët e luftëtarëve të lirisë”, shkruan ai.

Tutje, Haradinaj ngushëllon familjen Ahmeti, kolegët, bashkëluftëtarët e doktorit dhe të gjithë ata që e njohën.

Shkrimi i plotë i Haradinajt:

I pikëlluar për ndarjen nga jeta të Dr. Nijazi Ahmetit. 

Do e kujtojmë gjithëherë si njeri të dashur e profesionist, si njeriun i cili në çastet më të vështira për Atdheun, do të angazhohej në Luftën Çlirimtare për t'i shëruar plagët e luftëtarëve të lirisë.

Me këtë rast ngushëlloj familjen Ahmeti, kolegët, bashkëluftëtarët e doktorit dhe të gjithë ata që e njohën.

Nijaziu u prehtë në paqe!


MË SHUME NGA Lajme