Europa League, nuk zhgënjejnë të ‘mëdhenjtë’
BKT
Sport

Europa League, nuk zhgënjejnë të ‘mëdhenjtë’

Janë mbyllur 10 ndeshjet e fundit për fazën e grupeve në Europa League, teksa janë përcaktuar edhe skuadrat e fundit që kalojnë në fazën tjetër.

Në grupin G, Lesteri dhe Braga kalojnë në fazën e tjetër, me të dyja skuadrat që e kanë mbyllur me fitore fazën e grupeve.

Në grupin H, një supergol i Hauge i ka dhënë fitoren Milanit ndaj Spartës së Pragës, duke i ngjitur në vendin e parë me 13 pikë, 2 pikë më shumë se Lilë e vendit të dytë.

Në grupin I, Villareali dhe Makabi i Tel Avivit ia kanë dalë të sigurojnë kalimin e grupeve.

Në grupin J, Totenhemi nuk ka zhgënjyer, teksa ditën e sotme ka mposhtur Antverpin dhe së bashku të dyja skuadrat kalojnë më tej.

Në grupin K, janë kualifikuar Dinamo e Zgarebit dhe Volfsberer, ndërsa në grupin L, kalon Hoffeneimi dhe Crvena Zvezda.

REZULATET:

Grupi G

Lester-AEK  2-0

Braga-Zoria 2-0

Grupi H

Celtic-Lile  3-2

Sparta-Milan  0-1

Grupi I

Macabi-Sivaspor  1-0

Villaareal-Karabag  (Nuk luhet, për shkak të rasteve me coronavirus te ekipi mik)

Grupi J

Ludogorets-LASK  1-3

Totenhem-Antverp  2-0

Grupi K

Dinamo Zagreb-CSKA  3-1

Volfsberger-Feynord  1-0

Grupi L

Hoffeneim-Gent  4-1

Slovan-Crvena Zvezda  0-0