09:09 / 11.12.2020
PSG ringjallë interesimin për Dele Alli
Dele Alli do të kthehet sërish në një objektiv për PSG-në.
Paris Saint Germain do të ringjallin interesin e tyre për Dele Alli të Tottenham në janar, raporton Daily Mail, përcjell lajmi.net.
Kampionët e Francës bënë një numër ofertash për huazimin e lojtarit gjatë verës, por Spurs nuk ishin të interesuar ta linin të shkonte.
Sezoni aktual nuk ka qenë i mirë për Alli, i cili vazhdon të mos jetë zgjedhja e parë e Jose Mourinhos.
Nën drejtimin e Mauricio Pochettinos, Alli ka pasur rol të madh te Tottenham.























