Ylli i “Vampires Diaries” bëhet nënë për herë të dytë
Candice King, e njohur më së shumti për rolin e saj si Caroline Forbes në serialin The CW The Vampire Diaries, ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë. Aktorja 33-vjeçare dhe bashkëshorti i saj Joe King mirëpritën një vajzë.
Lajmin e ka dhënë vetë aktorja përmes një postimi në rrjete sociale, krahas një fotoje ku shtrëngon dorën e së bijës. “Javën që shkoi vajza jonë “fluturoi” në botën tonë dhe zemrat tona. Të duam shumë Josephine June King! 12/1/20″, ka shkruar aktorja.
Candice dhe Joe mirëpritën vajzën e parë në 2016-ës. Ndërsa pak muaj më parë, ajo konfirmoi se është sërish në pritje të ëmbël, ku tha: “Unë jam pak më shumë se pesë muajshe, ka qenë përvoja e karantinës dhe gjithçkaje që 2020 na ka sjellë këtë vit, dhe ka qenë një udhëtim për të thënë të paktën,” tha ajo asokohe.























