​“Djajtë e Kuq” të interesuar për mbrojtësin e Brighton
BKT
Sport

​“Djajtë e Kuq” të interesuar për mbrojtësin e Brighton

Manchester Unite janë të interesuar për mbrojtësin e Brighton Ben White, raporton “Manchester Evening News”.

Tekniku i United Solskjaer, dëshiron të përforcojë repartin e mbrojtjes, ku në listën e mbrojtësve të preferuar janë ai i RB Leipzig Dayot Upamecano, mbrojtësi i Real Madridit Raphael Varane dhe së fundmi ai i Brighton Ben White, përcjell KosovaPress.

Pavarësisht kësaj, United pritet të garojnë me skuadrën e Liverpoolit për shërbimet e 23 vjeçarit, i cili është duke pasur një sezone shumë të mirë me skuadrën e Brighton këtë edicion.