Pacolli e quan krim publikimin e kontratës së William Wolker
Publikimin, shumën dhe mosvazhdimin e kontratës nga ana e Ud. presidentes Vjosa Osmano per fondacionin Villiam Wolker, ish Presidenti Pacolli e quajti poshtëruese dhe krim ndaj mikut më të madh të vendit.
Pacolli, në llogarinë e tij në "Facebook" theksoi se Walker është guardiani më i madh i humanizmit dhe Kosova mburret me të.
"Të bëhet publike kontrata me Walkerin është e turpshme. Aq më tepër të ngriten hipotezat ndaj njeriut që punon për Walkerin qe 20 vjet, z.Hasan Salihu, i cili përveq kujdesit reprezenton vullnetin dhe idetë e ambasadorit Walker në rajon është malinje dhe e pakuptueshme", tha ai.
Pacolli ka thënë se " Per informatë, shuma e asaj kontrate, nuk di a i mbulon shpenzimet e ardhjes ( per favoret për ne) të Zt. Wolker ne Kosove. Mosmirënjohja është krim".























