Osmani: Kjo është e vërteta e kontratës me Willaim Walkerin
BKT
Lajme

Osmani: Kjo është e vërteta e kontratës me Willaim Walkerin

U.D. e presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani në një intervistë ekskluzive për RTK-në ka thënë se është keqkuptuar dhe ka pasur dezinformim në raport me fjalët e saj rreth skadimit të kontratës së fondacionit të William Walkerit.

“E kam sqaruar të vërtetën edhe me kamerë edhe me shkrim, nuk bëhet fjalë për shkëputje të marrëveshjes. Ne qysh në nëntor kemi shprehur gatishmërinë tonë për ta thëlluar bashkpunimin me ambasadorin Ëalker, për ta bërë më konkret dhe më të mirë. Në këtë ia kemi adresuar fondacionit, ajo kontratë për të cilën kam thënë se ka skaduar, ishte lidhur nga presidenti Thaçi atë kohë. Në çdo deklaratë kam përdorur fjalën sqarim”, tha Osmani.

“Arsyeja pse mua më doli një gazetare përpara, mua më kishte ardhur informata që më datë 1 dhjetor palët kishin komunikuar me delegacionin e fondacionit, unë nuk merrem me kontrata, asnjëherë nuk ka pasur tendecë për shkëputje ose shkarkim për fondacionin Walker”, shtoi Osmani. /RTKLive/


MË SHUME NGA Lajme