10:07 / 12.12.2020
Superliga vjen sot me një ndeshje interesante
Sot (e shtunë) hapet xhiroja e 18-të e Superligës së Kosovës.
Për ditën e sotme është në orar vetëm një ndeshje. Është skuadra e fundit në tabelë, Besa, që pret Gjilanin.
Ndeshja mes Besës dhe Gjilanit fillon nga ora 13:00.
Pas 17 xhirosh, Besa renditet në vendin e fundit me 6 pikë, ndërsa Gjilani me 23 pikë, në vendin e pestë.























