Eriksen “burgoset” në Itali, danezi favorizohet nga taksat
BKT
Sport

Eriksen “burgoset” në Itali, danezi favorizohet nga taksat

Lehtësimet fiskale që po përfiton Kristian Eriksen në Itali e bëjnë thuajse të pamundur një rikthim të danezit në Premier Ligë.

Kjo është ajo që ka treguar e përditshmja britanike “The Telegraph” duke u bazuar te zërat që shikojnë ish-mesfushorin e Totenhemit të rikthehet në Angli pas eksperiencës deri tani të hidhur tek Interi.

Oferta e klubit zikaltër është bërë më fitimprurëse nga regjimi fiskal që përjashton futbollistët e huaj nga pagimi i taksave me 50% të pagës së tyre, diçka që e bën thuajse të pamundur për klubet angleze mundësinë të ofruar shifra më të mëdha krahasuar me pagën e përfituar tani tek Interi (7,5 milionë euro në sezon).

Për të mos hequr dorë nga këto avantazhe, Eriksen duhet të qëndrojë në Itali për të paktën dy vite.