12:37 / 12.12.2020
Protestë në Shkodër, qytetarët sulmojnë me gurë selinë e PS
Ka nisur protesta paqësore në Shkodër për vrasjen e Klodian Rashës.
Qindra qytetarë marshojnë në rrugët e qytetit me thirrjet “Rama Ik” dhe “Drejtesi per Klodianin. Ata kanë sulmuar selinë e PS.
Gjithçka nis në mënyrë paqësore, ndërsa më pas ata kanë djegur edhe stendat e reklamave në rrugë. Një grup policësh janë në vendngjarje për të normalizuar situatën.























