Renditja tabelore në Superligë pas ndeshjes Besa – Gjilani
Pas katër humbjeve radhazi, Gjilani është rikthyer te fitoret në elitën e futbollit kosovar.
Në stadiumin “Tahir Vokshi”, Gjilani ka qenë mysafir i Besës së Pejës në mesditën e sotme.
Ndeshja e vlefshme për javën e 18-të i takoi Gjilanit me rezultat të ngushtë, 1:2.
Gerhard Progni (‘2) dhe Darko Nikaç (’62) i realizuan golat e fitores për gjilanasit.
Ndërkaq, golin e vetëm dhe të nderit për vendasit e shënoi Redon Syla në minutën e 77-të të ndeshjes.
Gerhard Progni (‘2) dhe Darko Nikaç (’62) i realizuan golat e fitores për gjilanasit.
Ndërkaq, golin e vetëm dhe të nderit për vendasit e shënoi Redon Syla në minutën e 77-të të ndeshjes.
Me këtë fitore, Gjilani ngritet në vendin e katërt në Superligë me 26 pikë të tubuara pas 17 ndeshjeve.
Kurse, Besa mbetet në vendin e fundit me vetëm gjashtë pikë të tubuara.
























