Superliga vjen sot me superderbin Prishtina-Ballkani
BKT
Sport

Superliga vjen sot me superderbin Prishtina-Ballkani

Sot stadiumi “Fadil Vokrri” në kryeqytet hapë dyert për një prej ndeshjeve më interesante të këtij edicioni të elitës së futbollit kosovar.

Dy skuadrat që po luftojnë për kreun e tabelës, Prishtina dhe Ballkani, zhvillojnë kryendeshjen e xhiros së 18.

Fakti që pritet ta bëjë shumë interesant duelin e sotëm është që të dy ekipet luftojnë për fitore.

Bardhekaltërve iu duhen medoemos tri pikë për të mbetur në hap me Dritën dhe Ballkanin, ndërsa kjo e fundit nuk guxon t’i lë Dritës mundësi për t’u distancuar në krye.

Ndeshja fillon prej orës 13:30 dhe drejtohet nga Tefik Maloku me asistentë Fatlum Berishën dhe Bujar Selimajn, ndërsa gjyqtar i katërt është Dardan Çaka.

Ndeshja tjetër e ditës zhvillohet në Podujevë ndërmjet Llapit dhe Feronikelit.

Të dy skuadrat kanë shënuar ngritje të formës në xhirot e fundit, andaj takimi që do të luhet në “Zahir Pajaziti” nuk ka favorit në letër, transmeton Olle.

Kjo ndeshje do të fillojë prej 13:00.

SUPERLIGA – SOT

13:00 Llapi – Feronikeli

Gjyqtarë: Mervan Bejtullahu, Besnik Morina, Imran Kabashi, Shpëtim Murtezi.

13:30 Prishtina – Ballkani

Gjyqtarë: Tefik Maloku, Fatlum Berisha, Bujar Selimaj, Dardan Çaka.