Vieri flet për sekretin e AC Milanit
BKT
Sport

Vieri flet për sekretin e AC Milanit

Ish-futbollisti, Christian Vieri, ka dhënë mendimin e tij për formën e AC Milan që po kalonë në Evropë dhe në Serie A.

Duke folur për “La Gazzeta dello Sport”, italiani tregon mendimin e tij për epilogun e Serie A, ku e sheh Napolin si skuadër sfiduese për titull.

“Milan vërtetuan se janë solid edhe pa Zlatan Ibrahimovic, ata ndihen mirë, fizikisht dhe mentalisht. Ata fituan ndeshje edhe pa suedezin por luani do të kthehet sërish dhe ai është i uritur”, tha Vieri.

“Milan ka entuziazëm, dhe kur ju e keni atë, asgjë s’mund t’ju ndalë. Kur fitoni dhe ktheheni në shtëpi në 5 të mëngjesit, nuk e ndjeni atë, por kur humbisni dhe ktheheni në mëngjes, ju duket sikur s’keni fjetur që tre ditë”, tha ai.

“Rebic është lojtar i mirë, por kur është Ibra duke luajtur ai bëhet edhe më i mirë”, tha 47 vjeçari.

“Napoli janë të fortë, janë duke luajtur që disa vite bashkë, të mos harrojmë që ata ishin shumë pranë Scudettos dy herë”, përfundoi Christian Vieri.