14:27 / 13.12.2020
Ekskluzive: Agim Ademi flet në “Arena Sportive”
Emisioni sportiv në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), “Arena Sportive”, sonte vjen me tema të ‘nxehta’, raporton RTKLive.com.
Në pjesën e parë të “Arena Sportive” mysafir do të jetë presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi. I pari i futbollit tonë, do të flas rreth ngjarjeve më të reja në futbollin tonë.
Në pjesën e dytë të “Arena Sportive” Arsim Plepolli dhe Suad Keçi do ta analizojnë rrjedhën e javës së 18-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Ndërkaq, pjesa e tretë e “Arena Sportive” do t’i kushtohet futbollit ndërkombëtare dhe ngjarjeve të mëdha të boksit të zhvilluara mbrëmë.
“Arena Sportive” nis në orën 20:30 në RTK1. /RTKLive/























