Ballkani mundet nga Prishtina, kjo është deklarata e Munishit
BKT
Sport

Ballkani mundet nga Prishtina, kjo është deklarata e Munishit

2-1 në favor të Prishtinës ka përfunduar derbi i sotëm mes tyre dhe Ballkanit.

Golat e Otto John dhe Besnik Krasniqit i mjaftuan për fitore kryeqytetasëve.

Pas duelit deklaratë dha edhe trajneri, Ismet Munishi.

“Referimi nuk ka qenë i mirë, pasi ka pasur luftë në 16 metërsh, por ne jemi në Kosovë dhe i dimë të gjitha çfarë ndodh, kush bjen, kush fiton e gjithçka… është koha e fundit për t’i ndalur këto gjëra, pasi edhe vjet humbëm titullin kështu”, tha Munishi, transmeton Olle.

“Prishtina luajti mirë, ndeshja ishte e luftuar. Ata patën rastet e tyre, ne të tonat, por kur gjyqtari vendos të bëhet protagonist kështu është”.

“Ne si trajnera analizojmë njëri-tjetrin dhe përgatitim ndeshjen, ne erdhëm për të fituar, por edhe një barazim do të na kishte fituar. Arritëm dy-tre herë ta rrezikojmë Prishtinën, por kështu përfunduan gjërat”.

“Ne kemi pasur ecuri më të mirë e këtë e tregojnë edhe pikët, po të ishte referimi korrekt Ballkani do duhej të ishte në vend të parë me gjashtë pikë diferencë nëse gjyqtarët do ishin korrekt më të gjitha ekipet njejtë”.

“Nuk ka qenë ndeshje për shtatë kartona, pasi as nuk jemi prerë me bajoneta as s’kemi luftuar me armë, futboll kemi luajtur”, theksoi tekniku prishtinas.