12:42 / 14.12.2020
Flitet se kënga “Dorothea” nga Taylor Swift është dedikim për Selena Gomez
Taylor Swift ka ngjallur spekulime se kënga e re e saj “Dorothea” është dedikim për Selena Gomez.
Ky projekt muzikor është pjesë e albumit “Evermore”, që u lansua më 11 dhjetor të këtij viti, shkruan Daily Mail.
Në rrjet tashmë po qarkullojnë spekulime se disa nga vargjet e saj, janë dedikim për persona të caktuar.

Ndërkohë, “Dorotha” ishte emri i Selenës në një film që ajo kishte luajtur vite më parë.
Por, kjo nuk është hera e parë që po flitet për artisten, pasi ditë më parë flitej se ajo është martuar në privatësi.

Të gjitha këto, erdhën si pasojë e teksteve të saj në albumin e ri, i cili po dëgjohet në masë të madhe.
























