Shpat Deda publikon këngën e re “Instinktivisht”
BKT
Magazina

Shpat Deda publikon këngën e re “Instinktivisht”

Përkundër situatës së krijuar prej muajsh me COVID-19, artistët shqiptarë nuk po ndalen së krijuari projekte të reja.

Një të tillë së fundmi e ka bërë edhe artisti unik i estradës shqiptare, Shpat Deda.

Ai ka lansuar këngën e re “Instinktivisht”, të cilën e ka kompletuar edhe me videoklip.

Për tekstin dhe muzikën është përkujdesur vet këngëtari, derisa producent është i njëjti së bashku me Lulzim Bejtën dhe Rron Ismajlin.

Kënga ndërkohë është incizuar dhe miksuar në Studio C, kurse masterizimi u realizua nga Cem Oral, JM Mastering, Berlin.

Shpati edhe këtë herë mori vëmendje të madhe me temën që trajton dhe mënyrën e interpretimit të kësaj kënge.


MË SHUME NGA Magazina