PSG interesohet për Nikolo Barelas
BKT
Sport

PSG interesohet për Nikolo Barelas

PSG në ndjekje të Nikolo Barelas. Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport”, PSG është e interesuar për mesfushorin zikaltër Barela, i cili për drejtorin Leonardo është i preferuari i tij në mesin e fushës.

Interi nuk ka dëshirë të privohet ku edhe dëshira e vetë lojtarit është qëndrimi sa më gjatë me fanellën e Interit, transmeton Panorama.

Drejtuesit zikaltër janë të gatshëm që në pranverën e 2021 t’i ofrojnë një kontratë me një pagë të kënaqshme mesfushorit lider të tyre.