Ndërroi jetë gazetari Avni Shabani
BKT
Lajme

Ndërroi jetë gazetari Avni Shabani

Pak javë nga pensionimi i tij, në moshën 65 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari sportiv Avni Shabani.

I ndjeri ia kushtoi karrierën e jetën gazetarisë sportive, duke u shquar për numrin e madh të intervistave, kronikave e transmetimeve. Ai së fundi, deri në pensionim ishte pjesë e redaksisë së Radio Kosovës. Një vit më parë, i ndjeri Shabani nga SHGSK ishte shpallur fitues në kategorinë e radio-kronikës, në çmimet “Ali Shala”. Shoqata e Gazetarëve Sportivë e Kosovës, miqtë dhe gjithë që e njohën, do ta kujtojnë kolegun Avni Shabani, për qetësinë e virtytet e një miku dhe profesionisti të vërtetë. Varrimi i të ndjerit bëhet të mërkurën (16.12.2020), ora 12:00 në Ferizaj. 


MË SHUME NGA Lajme