Çekia i dhuron MSH-së pajisje mbrojtëse kundër Covid, në vlerë 190 mijë €
Çekia ndihmoi Kosovën me pajisje mbrojtëse në vlerë prej 190 mijë euro.
Në njoftim thuhet Çekia ka ndihmuar Kosovën me 30,000 copë respiratorë, 30,000 palë të dorezave vinil, 10,000 palë mbështjellëse të këpucëve dhe 5,000 copë veshje mbrojtëse.
Pajisjet u sollën në Prishtinë me një aeroplan special të Armatës së Çekisë.
Në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, zëvendësudhëheqësi i Ambasadës së Çekisë, Juraj Melioris, dorëzoi ndihmën çeke për Kosovën tek zëvendësministri, Luan Gola, i cili shprehu falënderimin e Qeverisë së Kosovës për Republikën e Çekisë.
Juraj Melioris përmendi zhvillimet e tashme pozitive bilaterale të bashkëpunimit Çeki-Kosovë, në veçanti në lëmin ekonomik, si dhe në fushën e bashkëpunimit zhvillimor e në fushat tjera.
Fjala e zëvendës udhëheqësit të Ambasadës së Çekisë, Juraj Melioris, me rastin e dorëzimit të ndihmës mjekësore, kundër COVID-19
Aeroporti i Prishtinës, 15 dhjetor 2020
“I nderuar zëvendësministër, z. Luan Gola,
Jam i sigurt se ju do të pajtoheni me mua kur them se njerëzit duhet të ndihmojnë njëri-tjetrin. Ndihma reciproke është shtylla themelore e vlerave tona morale. Duke ofruar dorën e ndihmës përforcohet miqësia, dhe miqësia ka vlerë shumë të madhe në marrëdhëniet tona. Marrëdhëniet në mes të Republikës së Çekisë dhe të Republikës së Kosovës janë shumë të mira dhe miqësore. Vendet tona komunikojnë dhe bashkëpunojnë së afërm, në mënyrë dypalëshe dhe në platformën shumëpalëshe.
Çekia e ka ndihmuar dhe vazhdon ta ndihmojë Kosovën në bashkëpunimin zhvillimor. Tregtia e përbashkët po rritet. Në synojmë ta thellojmë bashkëpunimin tonë ne shumë fusha. Unë, besojë se dhurimi humanitar që po ua japim sot, do të ndihmojë punëtorët shëndetësor ta mundin pandeminë e korona virusit.
Më lejoni që formalisht t’iu dorëzojë juve ndihmën humanitare [eke me pajisje si 30,000 respiratorë, 30.000 palë doreza, 10,000 mbështjellëse të këpucëve dhe 5,000 rroba mbrojtëse. E tëra kjo pajisje ka vlerë 193,000 euro.
Ju faleminderit!”























