74 aktakuza për 24 orë
BKT
Lajme

74 aktakuza për 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 74 aktakuza kundër 86 personave, për vepra të ndryshme penale.

Poashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar katër persona si dhe janë bërë dy kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë një kërkesë për sekuestrimin e një automjeti.


MË SHUME NGA Lajme