MAPL shembull në zbatimin e respektimin e ligjit mbi barazi gjinore
BKT
Lajme

MAPL shembull në zbatimin e respektimin e ligjit mbi barazi gjinore

Në MPL, në zbatimin e ligjit mbi barazi gjinore, procedohen lëndët në gjykata e minsitri përkatëse, duke pasur përmirësim nga viti në vit, në të gjitha komunat, ku 6 kryesuese janë gra, por edhe nënkryatare komunash, ndonëse janë më pak.

Ishte ky vlerësimi i Fatbardha Eminit, zëvendësministër i MAPL-së në "Studio e hapur’’ në RTK.

Më tej ajo shtoi se java e graus e organizuar nga  NDI, që po bën shumë në demokratizimin e vendit, sidomos në të drejtat e grave, të cilat vijnë edhe nga partitë politike në vend, meqë të gjitha pozitat vendimmarrëse në vend, vijnë nga partitë pilitike.

Ndërkaq MAPL edhe si misitri është shembull në respektimin e  barazisë gjinore, qoftë në drejtori të departamenteve,  ku mbi 35 %  janë gra.

Tutje, Emini theksoi se në zhvillimin e politikave lokale në vend,  kemi ambicie që në nivele lokale të ketë kryetare nga gjinia e gruas.

”Emëritmin e grave në drejtori përkatëse në nivele lokale  duhet të jenë sipas ligjit, në respektim të tij”, theksoi ajo.

Kurse sa i përket  trashëgimisë  në pronë, ne kemi isnisituar në udhëzimin admnistrativ, ku i njihet gruas të drejtën në pronë, pra që prona të njihet si nga burri, ashtu  edhe nga gruaja, ndonëse në mentalitetin tonë ky ligj është ende në ngecje, prandaj ka shumë dokumente kadastrale që nuk figurojnë ermat e grave, si trashëgimtare, ndonëse ka përmirësime.

"Duhet cekur se në vitin 2015 ka filluar stategjia për të drejtën në trashëgmi të gruas, ku me 3.5 % ka nisur të drejtën në pronë, tani kjo përqindje është ngritur deri në 20 %", ishte velrësimi i saj.

Ndërsa sa i përket  planit të punës për vitin 2020, Emini sqaroi se është realizuar në masë të madhe, ndonëse  ka qenë sfiduese, të cilat kanë qenë në disa sfera, fjala vjen, pandemia, ekonomia e gjendja politike e ndjeshme.

E, lidhur me menaxhimi me pandeminë, sidomos në fazën e dytë, Emini konsideron se situata ishte në gjendje të rëndë, por qeveria mori masa për sanimin e saj, por  falënderues duhet të jemi edhe ndaj qytetarëve ngase ata janë  meritor në zbatimin e udhëzimeve nga IKSHPK.

Ndërkaq lidhur me ish-krerët e UÇK-së, Emini deklaroi se Prokuroria po bën aktakuzë të gabuar, sepse  UÇK  ka bërë luftë të drejtë, prandaj shpresojmë dhe besojmë  në kthimin e tyre në atdhe./RTKLive


MË SHUME NGA Lajme