James Harden kërkohet nga këto katër skuadra
BKT
Sport

James Harden kërkohet nga këto katër skuadra

Pas Brooklyn dhe Golen State dy skuadra të tjera të NBA-së kanë shprehur interes për të transferuar James Harden.

Basketbollisti luan me Houston Rockets, por ka shprehur prej kohësh dëshirën për t’u larguar nga ekipi teksan, ku nuk ka fituar thuajse asgjë.

Sipas mediave amerikane, edhe ekipet e Philadelphia e Miami janë interesuar për “Mjekrën”.

Madje Philadelphia ka bërë me dije se është gati të ofrojë në shkëmbim Ben Simmons si dhe 3 zgjedhje të parë në draft.

Ndërsa Miami është gati të investojë te Harden edhe pse ende nuk dihet se çfarë do të ofrojë në shkëmbim.