Ruçi: Kuvendi edhe pas Krishtlindjeve mund të angazhohet në rast nevoje
Kuvendi, me propozimin të kryetarit, Gramoz Ruçi, ka vendosur që sesioni aktual i kësaj legjislature do të jetë i hapur edhe pas festës së Krishtlindjeve.
Ky vendim është marrë me qëllim që kuvendi të shqyrtojë e miratojë akte ligjore, të cilat mund të jenë emergjente.
“Konferenca e Kryetarëve miratoi Planin e Veprimit për zbatimin e rekomandimeve të raportit të Komisionit Europian për vitin 2020 dhe kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 21-25 dhjetor 2020. Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, u zhvillua sot mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. Mbledhja shqyrtoi dhe miratoi Planin e Veprimit për zbatimin e rekomandimeve të raportit të Komisionit Europian për vitin 2020 dhe kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 21-25 dhjetor 2020, njofton euronews.albania.
Në fillim të mbledhjes, Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, nënvizoi se “Plani i Veprimit që shyrtojmë sot është një dokument shumë i rëndësishëm sepse përmban gjetjet, rekomandimet, sfidat dhe masat konkrete për përshpejtimin e procesit të integrimit europian”, thuhet në njoftim.























