13:23 / 16.12.2020
Bebe Rexha kthehet në kohë, kujton turneun e 2015-ës
Bebe Rexha ka hapur arkivat e fotografive.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore ashtu sikurse gjithë artistës e tjerë, gjatë këtij viti nuk ka mundur të realizojë koncertet e planifikuara.
Meqë është mësuar të jetë gjithmonë aktive në turne, Bebe ka ndjerë mungesën e skenës në këtë periudhë.
Së fundi, ajo publikoi disa fotografi, në të cilat duket krejtësisht ndryshe, pesë vite më parë në turneun e saj.
Në ato imazhe, Beben e shohim me flokë të zeza dhe me më pak kile se tani, por duke pushtuar skenën me plot energji.
Projekti i fundit muzikor nga Bebe Rexha është “Baby I’m Jealous”, në duet me Doja Cat.























