Bledi Çuçi ministër i Brendshëm, Rama befason me zgjedhjen
Bledi Çuçi propozohet nga kryeministri Rama per Minister të Brendshem.
Kreu i qeverise ka zgjedhur ministrin aktual te Bujqesise per pasues te Sander Lleshaj i cili dha doreheqjen pak dite me pare si pasoje e presionit dhe protestave pas vrasjes se Klodian Rashes.
Lajmi u be i ditur nga vete Rama ne nje postim ne rrjetet sociale.
Sot do të dërgoj për dekretim nga Presidenti, Bledi Çuçin si ministër të brendshëm dhe Milva Ikonomin si ministre bujqësie; dy bashkëpunëtorë të përkushtuar në çdo detyrë që kanë kryer këto vite, me integritet, profesionalizëm dhe kulturë qytetare e politike të padyshimtë., shkruan Rama ne twitter.
Bledi Çuçi është ministri i katërt socialist ne krye te ketij dikasteri qe kur PS erdhi ne pushtet ne 2013, pas Sajmir Tahirit, Fatmir Xhafajt dhe Sander Lleshajt.
Nderkohe me largimin e Çuçit nga Bujqesia, ne kete pozicion kryeministri Rama ka propozuar deputeten e qarkut Durres, Milva Ikonomi./VP























