Nuk mbanin maska, ndëshkohen 364 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit
BKT
Shqipëri

Nuk mbanin maska, ndëshkohen 364 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit janë gjobitur me 3.000 lekë, 364 qytetarë të cilët policia i konstatoi duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.

Policia ka bërë të ditur se gjobë është vendosur edhe për 12 shtetas që u konstatuan duke lëvizur në këmbë pas orës 22:00. Si rezultat i këtyre kontrolleve, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 364 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.

"Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 6 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë. Gjatë kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë evidentuar një lokal në të cilin ushtrohej aktiviteti në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për këtë subjekt u vendos masa administrative 1.000.000 lekë.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë konstatuar 12 qytetarë që lëviznin në rrugë pas orës 22:00, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili.', informon policia./RTSH


MË SHUME NGA Shqipëri