16:17 / 16.12.2020
Lajm i mirë për Realin, rikthehet Hazard
Ylli i Real Madridit, Eden Hazard i është bashkuar bashkëlojtarëve në stërvitje.
Belgu mungojë në pesë ndeshjet e fundit sepse pësoi lëndim në muskuj.
Sipas Diario AS, Hazard është rikthyer në stërvitje të plotë më bashkëlojtarët dhe ndoshta do jetë i gatshëm për sfidën e radhës.
Ky raportim thotë se Hazard ndoshta do jetë titullarë sepse thuhet se është shëruar plotësisht.
Lojtari i radhës i shëruar është mesfushori Martin Odegaard.























