17:32 / 16.12.2020
Scholes: Chelsea nuk është gati për të fituar titullin
Paul Scholes po konsideron se këtë vit Chelsea nuk është gati për të fituar titullin.
“Mendoj se ka pak kreativitet në mesfushë. Kante bën atë që duhet të bëjë, por Mount dhe Havertz në krah të tij janë të rinj. Unë mendoj se janë futbollistë të jashtëzakonshëm, por është pak shpejt për ta. Prandaj mendoj se nuk mund të fitojnë këtë vit kampionatin.
Them se Chelsea do të jetë aty afër me Liverpoolin dhe Manchester Citiy, por nuk mendoj se janë gati. Pas një viti me më shumë eksperiencë, atëherë do të jenë më konkurrues”, u shpreh ai, transmeton "Vip Sport".























