19:48 / 16.12.2020
Gjendet një person pa shenja jete në kryeqytet
Policia ka konfirmuar se sonte në kryeqytet është gjetur një person pa shenja jete.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:40 në rrugën “Mark Isaku”, në lagjen “Tophane”, ku vdekja është konstatuar nga ekipet mjekësore.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci, i cili ka dhënë detaje lidhur me rastin.
“Rreth orës 18:40 kemi marrë informatë se një person është hasur i shtrirë në tokë në rr.”Mark Isaku”. Njësia policore ka dale në vendngjarje dhe ka ftuar edhe ekipen e mjekëve emergjent me ç’rast eshte konfirmuar se personi është pa shenja jete. Personi është i gjinisë mashkullore, rreth 60 vjeç. Aktualisht ka nisur hetimi per rrethanat qe karakterizojnr ngjarjen”, ka thënë ai.























