21:17 / 16.12.2020
Fiton ekipi i Zenelit e Berishës
Reims, klubi ku luajnë dy futbollistët kosovarë, Arbër Zeneli e Valon Berisha, ka fituar të mërkurën kundër Nantes.
Rezultati përfundimtar ka qenë 3-2.
El Bilal Toure, Boulaye Dia dhe Mathieu Cafaro kanë shënuar për vendasit, derisa golat për mysafirët i kanë shënuar Nicolas Pallois dhe Ludovic Blas.
Zeneli e Berisha kanë luajtur deri në minutën e 82-të.
Pas kësaj fitore Reims gjendet në vendin e shtatëmbëdhjetë në tabelën e kampionatit francez.























