Regjisori Oliver Stone tregon se ka marrë vaksinën ruse Sputnik V
BKT
Magazina

Regjisori Oliver Stone tregon se ka marrë vaksinën ruse Sputnik V

Oliver e ka marrë vaksinën për t`u mbrojtur nga Covid-19.

Thuhet se regjisori Oliver Stone e ka marrë vaksinën ruse Sputnik V për t’u mbrojtur nga Covid-19, shkruajnë mediat e huaja.

Ai tha për Channel One të Rusisë në një video të marrë nga Associated Press: “Kam marrë një vaksinë, po”.

“Nuk e di nëse do të funksionojë”, shpjegoi 74 vjeçari. “Kam dëgjuar gjëra të mira në lidhje me vaksinën ruse. Unë duhet të bëj një të dytë në rreth 45 ditë apo më shumë. Unë duhet të kthehem”, u shpreh tutje ai.

Sidoqoftë, Newsweek raportoi se Sputnik V mund të jetë i dëmshëm për individët që janë mbi moshën 60 vjeçe.

Gjatë një tjetër interviste, producenti amerikan deklaroi se ai nuk beson se Rusia dhe Kina janë armiq të Amerikës.


MË SHUME NGA Magazina