Loredana Zefi dhe Stefflon Don me projekt të ri muzikor
BKT
Magazina

Loredana Zefi dhe Stefflon Don me projekt të ri muzikor

Reperja me prejardhje nga Ferizaj, Loredana Zefi, ka befasuar fansat me projektin e radhës që solli.

 

Ajo ka bashkuar forcat me artisten e famshme botërore, Stefflon Don, për këngën e re.

Biondja dhe reperja britanike mbrëmë sollën ‘remiksin’ e “Uh Uh”, i cili tashmë është në dispozicion në platforma digjitale përjashtuar YouTube.

Lidhur me këtë, reagimet e fansave të tyre ishin të shumta marrë parasysh suksesin e dy artisteve.

Duket se projekti së shpejti do të plasohet edhe në kanalin YouTube, për ata që nuk mund ta dëgjojnë në platformat e tjera.

Loredana gjatë kësaj kohe është kthyer në një nga personazhet më aktive në skenë me albumin e ri të titulluar “Medusa”.

E njëjta po ashtu u komentua edhe për ribashkimin me Mozzik, me të cilin ka një vajzë të quajtur, Hana. /Telegrafi/

 

 

 


MË SHUME NGA Magazina