11:51 / 17.12.2020
Nis mbledhja në KLP për të caktuar kryetarët e prokurorive të SHPA
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka nisur mbledhjen për të caktuar kryetarët e prokurorive të Shkallës së Parë dhe të Apeleve.
Në disa nga prokuroritë kryesore ka vetëm nga një kandidat në garë.
Po ashtu, rezulton se në disa prokurori nuk ka fare kandidatë, ose në disa tjera i kanë dorëzuar dokumentet jashtë afateve ligjore, njofton euronews.albania.
Dy magjistratë që pritet të emërohen, pasi janë diplomuar, pasi kanë hasur vështirësi dhe pasi ata kanë qenë të dënuar më herët për vepra të lehta penale.
Ndërkohë Euralius i ka dërguar mendim KLP-së duke i thënë që dy magjistratët s’duhet të emërohen.
Duke kërkuar që të bëhen ndryshime ligjore që ndalon personat e dënuar që të jenë pjesë e sistemit të drejtësisë.























