Balla kërkon ndryshimin e rendit të ditës në Kuvend
BKT
Shqipëri

Balla kërkon ndryshimin e rendit të ditës në Kuvend

Ndryshimet e reja në qeveri do të votohen sot në seancën e plenare të Kuvendit.

Me kërkesë të kreut të grupit parlamentar të PS, dakordësuar dhe me krerët e grupeve të opozitës, ndryshimet në qeveri do të kalojnë për votim.

“Besoj me mirëkuptimin që rendi i ditës të ndryshojë duke përfshirë edhe votimin e katër dekreteve që lidhen me zëvendësimet dhe shkarkimet e kabinetit të qeverisë”, tha Balla.

Ndërkohë, kryeparlamentari Ruçi i kërkoi administratës së Kuvendit të përgatisë fletët e votimit.

“Sipas rregullore snjë pro nën kundër. Nuk ka kundër. Administrata e Kuvendit të përgatisë sipas dekretit  të përgatisë fletetë e voimit”, tha Ruçi.

Pa hubur kohë, kreu i shtetit Ilir Meta dekretoi sot ndryshimet e reja në qeveri. Emrat e dy ministrave të rinj i shkuan mëngjesin e sotëm Presidentit, ndërsa ai i dekretoi menjëherë pa u bërë kështu pengesë./abcnews.al


MË SHUME NGA Shqipëri