Apeli Administrativ zbardh vendimin për Zhaklina Peton
BKT
Shqipëri

Apeli Administrativ zbardh vendimin për Zhaklina Peton

Gjykata e Apelit Administrativ zbardh arsyetimin e vendimit qe ktheu për të dytën herë në garën për Kushtetuesen, kandidaten Zhaklina Peto.

Apeli rrëzoi vendimin e KED të 23 nëntorit, që skualifikoi Peton. Sipas Apelit, KED nuk kishte zbatuar detyrat e caktuara nga Gjykata e Apelit Administrativ në një vendim të mëparshëm.

Ndër këto detyra të paplotësuara, ishte moskryerja e një hetimi të thelluar administrativ mbi dy konkluzione të kundërta të ILDKPK, mbi pasurinë e Petos, njofton A2news.

Në zbatim të vendimit të Apelit, KED duhet të shqyrtojë edhe një herë nëse do të lejojë ose jo kandidimin e Petos për në Kushtetuese.


MË SHUME NGA Shqipëri