Rama: Garancia e luftës kundër COVID jeni ju, jo politikanët
BKT
Shqipëri

Rama: Garancia e luftës kundër COVID jeni ju, jo politikanët

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, po zhvillojnë një komunikim online me Komitetin e Ekspertëve të Shqipërisë dhe Turqisë.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë theksoi se lufta me këtë sëmundje nuk mund të fitohet dot vetëm, teksa theksoi se garancia e kësaj lufte nuk janë politikanët, por ekspertët.

Më tej, ai shtoi se sistemi shëndetësor në Shqipëri është i qëndrueshëm dhe se nuk ka ezaurim të kapaciteteve.

“Jemi përpjekur të mësojmë nga të tjerët.Turqia, ndër vendet më të përgatitura për COVID. Komiteti ynë i ekspertëve është si në vendet e zhvilluara.”/VP


MË SHUME NGA Shqipëri