14:27 / 17.12.2020
Kualifikohen Drita, Feronikeli, Arbëria dhe Drenica
Kanë përfunduar edhe pesë ndeshje të tjera në kuadër të 1/16 së finales të Kupës së Kosovës.
Drita, Feronikeli, Arbëria dhe Drenica kanë siguruar kualifikimin në raundin tjetër.
Kurse, ndeshja mes Vëllaznimit dhe Trepçës ’89 ka shkuar në vazhdime meqenëse rezultati pas 90 minutave lojë ishte i barabartë 1 – 1.
Rezultatet e ndeshjeve të tjera:
Prizreni 0 – 4 Feronikeli
Drita 2 – 1 Trepça
Ramiz Sadiku 1 – 2 Arbëria
Vushtrria 0 – 1 Drenica























