‘The Guardian’, albumi i Dua Lipës i dyti në mesin e 50 më të mirëve
BKT
Magazina

‘The Guardian’, albumi i Dua Lipës i dyti në mesin e 50 më të mirëve

Dua Lipës nuk po i ndalen sukseset as në ditët e fundit të këtij viti.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, vazhdon të shënojë suksese të njëpasnjëshme.

Prestigjiozja “The Guardian”, së fundi ka publikuar listën e 50 albumeve më të mira të vitit 2020, ku i dytë në atë listë është ai i artistes shqiptare.

“Future Nostalgia”, ka lënë pas albumet e yjeve më të njohura botërore, ndërsa për këtë shprehet shumë e lumtur.

Dua Lipa vazhdon të jetë në krye të tabelave edhe në shumë lista të tjera, që vlerësojnë projektet e albumet më të mira të vitit. 


MË SHUME NGA Magazina