Ariana Grande ndan sekuenca nga dokumentari ‘Excuse Me, I Love You’
BKT
Magazina

Ariana Grande ndan sekuenca nga dokumentari ‘Excuse Me, I Love You’

Ariana Grande ka publikuar disa pjesë të dokumentarit të ri.

Ariana Grande përshkroi dokumentarin e saj `Excuse Me I Love You` si një “letër dashurie” për fansat e saj.

Klipi i ri ekskluziv, ajo e publikoi natën e mbrëmshme (17 dhjetor), ku shihet Ariana duke kënduar ‘Everytime’ në O2 Arena të Londrës.

“Londër, si po ndihesh?” ajo pyet turmën teksa vazhdon duke thënë se i pëlqejnë shfaqjet në Londër, “Kjo shfaqje është gjithmonë e mirë.”

Ariana gjithashtu përkujtoi se vetëm 4 ditë e ndanin atë nga publikimi i dokumentarit.

Postimi i saj morri menjëherë qindra mijëra pëlqime, duke lënë fansat e saj të lumtur.


MË SHUME NGA Magazina