Cakaj me Várhelyi:Vaksinimi i BE-së të zbatohet njëherazi edhe në Shqipëri
BKT
Shqipëri

Cakaj me Várhelyi:Vaksinimi i BE-së të zbatohet njëherazi edhe në Shqipëri

Gjatë ditës së sotme, Ministri në detyrë i Jashtëm, Gent Cakaj, zhvilloi një takim online këtë të premte me Komisionerin për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Olivér Várhelyi.

Ata diskutuan mbi mundësinë që kanë vendet e Ballkanit Perëndimor për të siguruar vaksinën kundër COVID-19, në të njëjtën kohë si vendet e Bashkimit Evropian.

Në një reagim në “Facebook”, Cakaj bëri me dije se Komisionerit iu kërkua që politika e vaksinimit e BE-së të zbatohet njëherazi edhe në Shqipëri.

“Në këto rrethana jashtëzakonisht të vështira, ky do të ishte shembull i jashtëzakonshëm i solidaritetit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së”, përfundoi Cakaj./VP


MË SHUME NGA Shqipëri