Dita e Diasporës, Rama: Përulem me respekt para emigrantëve
Kryeministri Edi Rama në Ditën e Diasporës u ka uruar shëndet të gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.
Në një postim në Facebook, Rama shkruan se emigrantët rrisin fëmijët e tyre me sakrifica dhe ndihmojnë edhe familjet e tyre në Shqipëri, njofton euronews.albania.
“Në këtë ditë të diasporës u uroj shëndet familjarisht të gjithë bashkëqytetarëve jashtë atdheut dhe përulem me respekt, përpara kujtimit e veprës patriotike të atyre që nga jashtë Shqipërisë, i dhanë vendit tonë gjithçka kishin, si edhe përpara punës së admirueshme të atyre, që e ngrenë lart emrin shqiptar në skenën e madhe të botës, pa harruar kurrsesi njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, të cilët me mund e me sakrifica rrisin fëmijët e tyre në emigracion dhe ndihmojnë familjarët e tyre në Shqipëri”, shkruan kreu i qeverisë në një postim në Facebook.
Ndërkohë, Rama ka publikuar edhe një video ku shfaqen fotot e të gjithë shqiptarëve që kanë korrur sukses jashtë vendit.























