11:46 / 18.12.2020
Deputetja e PDK-së shërohet nga koronavirusi
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Valdete Idrizi është shëruar nga Covid-19.
Lajmin e ka bërë me dije kolegia e saj nga PDK-ja, Besa Ismaili.
“Valja #CovidFree edhe drejt e në punë, dhe atë natyrisht në angazhimin e saj permanent për Mitrovicën. Përgatitja e Rezolutës për Veriun e Kosovës, cila hidhet në votim sot”, ka shkruar ajo në llogarinë e vet në “Facebook”.























