Bebe Rexha interpreton vallëzimin tradicional shqiptar
Bebe Rexha tregoi se si vallëzohet në dasma shqiptare.
Këngëtarja e njohur shqiptare e cila ka famë të gjerë botërore, Bebe Rexha ishte e ftuara e “Glamour”.
Bebe Rexha nuk harron të përmend rrënjët shqiptare kudo që shkon, duke treguar që është krenare me origjinën e saj.
Së fundmi ajo ishte e ftuar në emisionin “Glamour” e cila ka ndjekur ‘cover’-at e realizuar nga fansat e saj.
Beben kanë arritur ta çudisin me talentin e tyre por përshtypje më së shumti i bëri fansi nga Jordania, i quajtur Abdullah Ghannam.

Ai kishte realizuar këngën e saj të famshme “Say My Name” me instrumentin tarabuka, gjë që i pëlqeu tej mase Bebes, ajo filloi të kërcente dhe tha se i kujtonte dasmat shqiptare.
“Është sikur stil shqiptar, unë jam shqiptare dhe në bëjmë dasma të tipi ‘Opa, op op’. Ne Ne kemi daulle të mëdha që i quajmë ‘lodra’ dhe luajmë në daulle të mëdha, kështu që më pëlqen kjo shumë, ishte vërtetë interesante. Ishte vërtet ndryshe dhe unë e pëlqeva këtë”, thotë Bebe teksa shijon melodinë e interpretimit të Abdullah Ghannam.























