Ndryshimet në kabinetin ministror, betohet Bledi Çuçi dhe Milva Ekonomi
BKT
Shqipëri

Ndryshimet në kabinetin ministror, betohet Bledi Çuçi dhe Milva Ekonomi

Bledi Çuçi dhe Milva Ekonomi do të betohen në detyrat e reja që kanë marrë në kabinetin ministror.

Ceremonia është zhvilluar në ambientet e Presidencës mesditën e sotme para Presidentit Ilir Meta.

Bledi Çuçi është betuar si ministër i Brendshëm në vend të Sandër Lleshaj, ndërkohë që Milva Ekonomi do të zëvendësojë Çuçin në detyrën si ministre e Bujqësisë.

Në 14:30 Rama do të prezantojë Çuçin në Ministrinë e Brendshme, si ministri i katërt brenda këtij mandati të dytë të qeverisë Rama, njofton oranews.

Në Presidencë Çuçi dhe Ekonomi janë shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, ku pasi kanë marrë dekretin janë larguar nga institucioni.


MË SHUME NGA Shqipëri