Nuk ka “Lizzie McGuire” moderne
Aktorja: Bëmë gjithçka, por është thjesht viti 2020
Çdokush e mban mend filmin e famshëm për adoleshentë Lizzie McGuire. Me protagonisten kryesore Hilary Duff , ky film kishte në qendër një 15-vjeçare, e cila së bashku me problemet e dilemat e moshës, përballej çdo ditë me të papriturat në jetën e saj.
Megjithatë në mediat rozë gjatë periudhës së verës qarkullonte një lajm se do të publikohej një version më modern i jetës së kësaj adoleshenteje ku pjesë e saj do të ishin një kast i famshëm aktorësh.
Aktorja Hilary Duff ka dhënë lajmin e keq për fansat duke u shprehur se për shkak të pandemisë ky version i ri nuk ka për të ardhur gjatë këtij viti.
“E di që kemi bërë shumë gjëra për një rikthim të saj, por pavarësisht përpjekjeve të të gjithëve, më duhet t’ju them se nuk do të ketë një tillë. Jam shumë e trishtuar dhe ju them me siguri që bëmë gjithçka, por universi s’ishte në anën tonë. Eshtë thjesht 2020-ta”, ka thënë aktorja.
Hilary do të luante rolin e Lizzie-t 30-vjeçare, e cila tashmë do të ishte më e sigurt në vetëvete. Ajo do të bënte punën e ëndrrave, do të kishte një pasuri të madhe si dhe të dashurin perfekt.
Filmi i prodhuar nga Stan Rogoë, u realizua në Romë, Itali në Vjeshtën e vitit 2002. Ai deri më tani ka arkëtuar 17.3 milionë Dollarë nga 2825 kinema në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, duke lënë pas filma të tjerë me buxhete të mëdha. Hilary Duff në atë kohë cilësohej si aktorja më e paguar pasi mori 42.7 milionë Dollarë brenda vendit dhe 12.8 milionë Dollarë nga kinematë në të gjithë botën.























