Kjo skuadër e madhe po synon ta transferojë falas Mustafin
“Tuttosport” ka raportuar se Interi ka hyrë në garë për shërbimet e mbrojtësit Shkodran Mustafi.
Skuadra nga Serie A, Mustafin është duke e parë si një mundësi të mirë dhe të lirë për sezonin e ardhshëm, teksa mbrojtësit shqiptar nga vera do të mbetët lojtar i lirë pasi i skadon kontrata e tij me Arsenalin.
Inter për t’i siguruar shërbimet e Mustafit, është duke tentuar të nënshkruaj një para kontratë në janar që në sezonin e ardhshëm mbrojtësi të jetë pjesë e zikaltërve
Arsenal nuk i ka ofruar më rinovim të kontratës mbrojtësit shqiptar dhe kështu 28 vjeçari nga vera është i lirë për të nënshkruar me ndonjë skuadër tjetër.
Ai u transferua në këtë ekip në vitin 2016 nga Valencia për 41 milion euro, ndërsa bëri një karrierë edhe në Sampdoria.
Bashkë me Interin, situata e Mustafit po monitorohet gjithashtu nga Barcelona dhe Eintracht Frankfurt.























