17:17 / 20.12.2020
Inter fiton nga Spezia
Inter arrin fitoren e gjashtë rradhazi në Serinë A italiane, ku mposhti 2-1 në “Giuseppe Meazza” skuadrën e Spezias.
Achraf Hakimi ia bëri sefte me gol në këtë ndeshje, kur shënoi në minutën e 51′. Njëzet minuta më vonë, Romelu Lukaku shndërroi në gol një 11-metërsh. Piccoli ngushtoi diferencën 90+4′ duke e mbyllur takimin në shifrat 2-1.























