Pesë anëtarë të stafit “Mission Impossible” japin dorëheqje
BKT
Magazina

Pesë anëtarë të stafit “Mission Impossible” japin dorëheqje

Pas kritikave të fundit të Tom, thuhet se pati shumë tension muajt e fundit në sheshxhirim.

Së fundmi pesë anëtarë të stafit të filmit “Mission Impossible” kanë dhënë dorëheqjen, pasi aktori Tom Cruise i kritikoi për shkak të thyerjes së rregullave të Covid-19, shkruajnë mediat e huaja.

Sipas një burimi i cili foli për “The Sun”, ka pasur shumë tension muajt e fundit në sheshxhirim.

“Që kur u bë publik lajmi se Tom Cruise i ka bërtitur stafit, shumë prej tyre janë larguar. Tom është i nxehur për faktin se stafi nuk po e merr seriozisht punën”, shprehet burimi.

Tutje tregon se aktori nuk dëshiron që prodhimi i filmit të shtyhet më tej, pas vonesave që kanë ndodhur deri tani për shkak të pandemisë. Aktualisht filmi po xhirohet  në Londër.


MË SHUME NGA Magazina