Organizimi i Webinarit në Prishtinë
BKT
Lajme

Organizimi i Webinarit në Prishtinë

Është një përfundim i një projekti të një aktiviteti më të gjërë që ne, si institucion i edukimit e kemi realizuar në mbështetje të ambasadës amerikane.

Është shprehur kështu, Zeqir Veselaj, profesor në Fakultetin e Edukimit, në “Mirëmëngjesi Kosovë”, në RTK.

Ai ndër të tjera shtoi se projekti ka pasur për qëllim përgatitjet “online” për nevojat e mësimdhënies si t’i integrojmë çështje e mjedisit, çështje e dukimit të qëndrueshmë në lëndët e tyre pavarësisht se në cilën lëndë zhvillojnë ata, meqenëse është e vështirë të ketë lëndë të veçantë për mjedisin dhe zhvillimin e qëndrueshëm, atëherë bota ka shkuar në drejtimin tjetër, që këto çështje që na prekin në çdo segment të jetës atëherë këto çështje të përfshihen në secilën lëndë, në secilën fushë kurikulare, ku mbahet mësim.

Tutje profesor Veselaj sqaroi se pjesë tjetër e këtij projekti ka qenë edhe një hulumtim që kemi zhvilluar me mësimëdhënësit në nivel vendi me kolegët amerikan, projekt, i cili është reelizuar në një ekip të përbashkët, nën prirjen e nobelistit amerikan, Leland Hartwell, i cili ishte ideator i këtij projekti, në bashkëpunim me Universtitetin e Arizonës, si dhe shumë personalitete tjera të fushave të ndryshme.

“Qëllimi ka qenë që si trajnim ‘online’ ta bëjmë sa më të këndshëm që është e mundur për mësimdhënës, që ata sa më lehtë ta thithin materjen e këtij kursi, shembujt që kemi ofruar për çështjet e mjedisit t’i zbatojnë në lëndët e tyre”, deklaroi Veselaj./RTKLive


MË SHUME NGA Lajme